Gjyqtarja Fernanda Colombo është dashuruar kokë e këmbë dhe këtë nuk nguron ta tregojë as në fushën e blertë. Në një ndeshje miqësore, ajo dhe burri i saj, Sandro Ricci, i cili është gjithashtu gjyqtar, ishin mes gjyqtarëve të takimit.
Pak para fillimit së lojës, të dy shkëmbyen një puthje pasionante, duke marrë duartrokitjet e gjithë publikut, por edhe të futbollistëve që ndodheshin në fushë.
“Dashuria është në lojë”, shkruan Fernanda krahas videos, e cila u bë virale në rrjetet sociale.