Gjendet Erisa Zagori, 15 vjeçarja që u zhdúk prej datës 1 janar 2020. Familjarët bënë me dije për mediat e Kosoës se vajza ishte gjetur në një prej rrugëve të Fushë-Kosovës.
Ata gjithashtu bënë me dije se e mitura ishte duke u marrë në pyetje nga Pólícía pasi u gjet nga motra e saj.
“E ka gjetur e motra, e pa në një makinë të dyshimtë dhe personat, të cilët ishin me të u larguan menjëherë…”, thonë familjarët.
Adoleshentja ishte kthyer bashkë me familjen nga Austria për të festuar ndërrimin e viteve në Kosovë, por që prej të mërkurës ajo nuk ishte parë më nga askush. Ajo ishte ndarë nga nëna e saj në Stacionin e autobusit dhe që prej atij momenti, familja e kërkoi kudo.
“Të mërkurën në ora 17:00 prej Stacionit të Autobusëve në Prishtinë ka qenë duke udhëtuar për në Austri me nënën e saj, i ka thanë që po shkon banjo dhe ma nuk e dimë ku është. Rasti është lajmëruar në polici”, ka thënë një familjare