Futbollisti i Kombëtares Shqipëtare të Futbollit, Eros Grezda duket se është në një marrëdhënie me modelen e njohur Oriola Marashi.
Në ditët e tij të pushimit në kuadër të festave të vitit të ri, Greda ka zgjedhur që të shkojë në Meksikë, njësoj si modelja Marashi. Mesa duket të dy janë në një lidhje bashkë pasi kanë pozuar të kapur përdore. Fotoja është publikuar nga “Indeks Online”.
Eros Grezda dhe Oriola Marashi
Pas transferimit në Angli, Grezda nuk kalon momente të mira në karrierën e tij duke mos u thirrur më për të luajtur as për Kombëtaren. Por mesa duket nuk mund ta themi të njëjtën gjë për jetën e tij personale.