Futbolli në zi. Vdes legjenda e përfaqësueses së

Është ndarë nga jeta në moshën 84-vjeçare ish-portieri i Gjermanisë Perëndimore, Hans Tilkowski.

 

Tilkowski u bë i njohur në arenën ndërkombëtare në Kupën e Botës së vitit 1966 kur gjermano-perëndimorët u mundën në mënyrë të diskutueshme nga Angli 4-2 për shkak të “golit të dytë fantazmë” të Geoff Hurst.

 

Vdekja e ish-futbollistit të Dortmundit ka trishtuar futbollin gjerman.

 

“Me Hans Tilkoëski, futbolli gjerman ka humbur një sportist i cili ishte vlerësuar shumë ndërkombëtarisht,” tha presidenti i Borussia Dortmund, Dr Reinhard Rauball.

 

“Ai shkroi historinë e futbollit gjerman kur Borusia Dortmundi u bë ekipi i parë gjerman që fitoi një trofe europian kur mundi në finalen e Kupës së Kupave Liverpulin në vitin 1966. Tilkovski luajti një rol përcaktues në atë takim dhe në ndeshjet paraardhëse. Familja e Borusia Dortmundit vajton humbjen e këtij njeriu të mrekullueshëm dhe i shprehim ngushëllimet familjes së tij”, shkruhet në njoftimin e klubit nga Vestfalia.

 

Tilkowski u shpall “Lojtari gjerman më i mirë i vitit 1965”. Ai luajti për 10 vite si portieri i Gjermanisë Perëndimore.

 

Gjithashtu Tilkowski vazhdoi karrierën si trajner duke menaxhuar klube të njohura si: Werder Bremen, 1860 München, Nürnberg, Saarbrucken dhe AEK Athinë në Greqi.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME