Miliarderi u fal 9 milion dollarë ndjekësve për të parë nëse paraja i bën të lumtur

Pyetjes shumë shekullore nëse paraja e bën njeriun të lumtur, tani mund t’;i japim lehtësisht përgjigje, falë një dhurimi mjaft bujar që ka bërë një milioner. Japonezi Yusaku Maezawa ka vendosur të dhurojë mbi 1 miliard jen për 1 mijë ndjekësit e tij në Twitter.

Në këtë mënyrë, nëpërmjet një lloj eksperimenti, ai do të studiojë nëse paraja e bën apo jo të lumtur njeriun. Të zgjedhurit do të marrin rreth 1 milion jen secili, që i thonë rreth 9100 dollarë. Këto para mund t’;i përdorin si të duan.

Gjithçka që një person që zotëron nje llogari në Twitter duhet të bëjë, është të bëjë retëeet postimin e Maezawa. Në këtë dhurim mund të merrte pjesë kushdo.

Aplikimet janë mbyllur mesnatën e 7 janarit. Pasaniku ka bërë me dije se do të lajmërojë emrat e fituesve përmes disa publikimrve në ditët në vijim.

Ai ka bërë me dije se do të mbajë kontakte me fituesit, në mënyrë që të kuptojë nëse paratë do t’;u sjellin atyre lumturinë, pa ndërhyrë në mënyrën që ata do të zgjedhin për t’;i shpenzuar këto shuma.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME