Maya Aliçkaj, një nga këngëtare e njohura të muzikës popullore ka treguar momentet e lindjes së djalit të saj.
E ftuar sot në emisionin “E Diell”, Maya ka habitur me rrëfimin e saj, pasi ajo shkoi dhe u zbukurua në parukeri përpara se të lindte djalin.
Gjatë intervistës këngëtarja tha se në minutat e fundit të shtatzënisë ajo ishte nëparukeri, ku u përgatit për të mirëpritur djalin e saj.
“Edhe pse ishte minuta e fundit, unë e bëra minutën e fundit një orë në parukeri për të mos ndjerë veten të shqetësuar se u shqetësova pak! Kreva flokët, vura qerpikët, leva fytyrën, jo shumë por mjaftueshëm. Unë e bëra në maternitet djalin por a ka gjë më të bukur sesa të shkosh për të lindur?”, u shpreh këngëtarja.



