U bë gjyshe 33 vjeç, duket aq e re sa njerëzit e ngatërrojnë me të bijën

Një grua e cila duket aq e re sa njerëzit e ngatërrojnë me të bijën, ka marrë vëmendjen e mediave botërore. Philipa Nairn nga Cork i Irlandës sot është 33 vjeç dhe është bërë gjyshe. Ajo ishte vetëm 16 vjeç kur e lindi vajzën Stephanie.

16 vite më vonë, Philipa u bë gjyshe. Stephanie ka dy fëmijë, Caiden dhe Layla, për të cilët njerëzit mendojnë gjithashtu se janë fëmijët e Philipas dhe jo nipi e mbesa.

Stephanie shprehet se e pëlqen faktin që nëna e saj është aq e re dhe madje shkojnë së bashku nëpër festa. Ajo çfarë nuk i pëlqen është vëmendja që marrin prej të huajve për shkak të paraqitjes së bukur të së ëmës.

“Njerëzit mendojnë se fëmijët e mi janë të saj dhe se ne jemi motra”, është shprehur Stephanie.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME