Është vetëm 6 vjeç, por sfidat për të kanë qenë shumë të forta.
John Oliver Zipay u diagnostikua me leukemia në vitin 2016, por “luftëtari” nga Newbury në Shtetet e Bashkuara të Amerikës e gjeti forcën për të triumfuar. Ai u përball me një udhëtim të gjatë, deri në seancën e tij të fundit, duke e hedhur pas krahëve sëmundjen e rëndë.
Pas kthimit në klasë, në shkollën katolike Shën Helen në vendin e Ohio, John Oliver u përshëndet si një hero i vërtetë nga shokët e tij të klasës me shumë duartrokitje dhe ovacion në këmbë.
Disa ditë më parë mjekët konfirmuan lajmin e shkëlqyeshëm të zhdukjes së sëmundjes dhe djaloshi mund të thuhet se është shëruar përfundimisht, përcjell Ora News. Siç raporton shtypi lokal, në vitin 2016 fëmija u diagnostikua me leucemi akute limfoblastike, një kancer i rrallë i gjakut që buron nga limfocitet.