Kjo është një histori nga ato më të rrallat, jashtë normales por që ka ndodhur dhe vazhdon.
Quhet Dem Mula 63 vjeç dhe është nga fshati Dobrun i Hasit në veri të Shqipërisë, dhe ai ka dy gra.
Pas gruas së tij të parë Hatixhes, Dem Mula, vendosi të marrë një grua të dytë, Nazmijen, pasi me gruan e parë nuk bënte dot fëmijë. Por as me gruan e dytë nuk arriti të kishte një fëmijë. Në fund ai vendosi t’i mbajë të dyja gratë e tij.
Por sic e përshkruajnë të dyja gratë, ato nuk kanë asnjë xhelozi me njëra-tjetrën, madje bashkëshortin e ndajnë në mënyrë të barabartë, ne dhoma të ndara sigurisht.
‘Sa çifte ka kështu… ne s’jemi as të parët as të fundit”, thotë Hatixhja.
“Siç e kemi ne në Veri, një javë njëra, pastaj tjetra”, thotë 63-vjeçari me dy gra.
Ndiqni historinë e tyre në këtë video, të publikuar nga “Top Channel”: