Përgjigjet e mëposhtme kanë mbërritur në @anabel_media në Instagram në lidhje me temën “gatim shqiptar me përbërës të çuditshëm”. Kemi përzgjedhur 15 gatimet më të përmendura:
1. Plendës me qull i thonë dibranët. Ishin zorrë viçi.
2. Isha fans i glikosë, derisa mësova që bëhej me gëlqere.
3. Zorrë qingji të mbushura me mëlçi dhe erëza; çuditërisht është gjëja më e mirë që kam provuar.
4. Byrek me mishin e kokës së derrit.
5. Gatimi quhet lakuriq – gatuhet me kungull, kanellë, sheqer, miell dhe vaj.
6. Pite me zorrë.
7. Një gjellë e gatuar në sobë me kos, hurdhra dhe miell.
8. Byrek me plendës. Më pëlqeu shumë, por nuk do e ha më kurrë.
9. Gliko domateje dhe patëllxhani.
10. Plendës me fasule.
11. Reçel qepe.
12. Kabunia më duket e çuditshme; ëmbëlsirë me mish. Por e shijshme gjithsesi.
13. Qofte me lulelakër dhe mish pule.
14. Byrek me gjak derri, quhet koronek.
15. Hasude me lëng mishi.