Jeni në fillim të një lidhjeje të re, gjithçka po shkon ashtu siç duhet, ai ju pëlqen dhe anasjelltas, megjithatë ju duket sikur nuk dini mjaftueshëm për të?
Nuk keni përse të merrni rolin e hetuesit dhe të kontrolloni të gjithë postimet në Facebook-un e tij, edhe pse së fundmi nuk e përdor më, apo të kaloni me lupë çdo veprim në Instagram. Janë yjet atë që e bëjnë këtë gjë për ju. Duke qenë se prej ditës së sotme kemi hyrë zyrtarisht në sezonin e Ujorit dhe partneri/partnerja juaj i përket kësaj shenje, bëni mirë të lexoni karakteristikat e mëposhtme.
1.JANË SHUMË TË NDJESHËM: Edhe pse në pamje duken të fortë dhe të sigurt në vetvete, në të vërtetë Ujorët janë shumë të ndjeshëm. Mjafton që t’i përkëdhelni pak dhe do ta lëshojnë menjëherë veten. Të lindurit në këtë shenjë i duan shumë detajet, të dytën në radhë pas Virgjëreshës, ndaj bëni mirë të mos harroni datat apo përvjetorët e rëndësishëm. Por, jo vetëm kaq, si një shenjë fort e lidhur me të bukurën dhe artin, ai/ajo vlerëson çdo dhuratë që zgjon anën e tyre më të butë.
2.ASGJË S’MUND TË CËNOJË PAVARËSINË E TYRE: Nëse keni ndërmend të bashkëjetoni me një Ujor duhet të mësoni të bashkëjetoni edhe me lirinë e tij, pasi është shenja më e pavarur e zodiakut. Mos u përpiqni t’i vendosni kufizime apo të ndërhyni në rutinën e tij të përditshme pasi vetëm sa do t’i prishnit gjërat mes jush. Kjo nuk do të thotë se nuk keni rëndësi për të , përkundrazi një Ujor di t’i japë gjithmonë hapësirën e duhur partnerit/partneres për të qenë dhe ta bëjë të ndihet i,e dashuruar, vetëm se nuk i pëlqen që të tjerët ta urdhërojnë dhe t’i thonë ç’duhet të bëjë.
3.JANË MISTERIOZË: Ujorëve ju pëlqen të luajnë me kuriozitetin dhe fshehin sekrete të vogla, të cilat në fakt i bëjnë edhe më interesantë në syrin e partnerit/partneres. Ujori është si hëna, ka gjithmonë një anë të tijën që e mban për veten dhe nuk e shfaq lehtë, ose të paktën nëse s’keni fituar besimin e tij. Gjithsesi pavarësisht karakterit misterioz, Ujorët nuk e durojnë dot hipokrizinë dhe gënjeshtrat.