Cristiano Ronaldo rikthehet sërish në Madrid, por këtë herë jo për të shënuar gola. Portugezi ka fluturuar ditën e sotme drejt kryeqytetit spanjoll, ku ka luajtur për 9 vite me fanellën e “Galaktikëve”
Nuk bëhet fjalë për një udhëtim nostalgjik të sulmuesit, i cili ka shkuar në Spanjë për të mbikëqyrur nga afër projektin e tij të ri. Bëhet fjalë për inaugurimin e një hoteli të ri në “Gran Via” të Madridit.
Grupi i hoteleve të tij janë ndërtuar edhe në vende të tjera si në Marrakesh, Nju Jork, Paris dhe Mançester.“Jemi gjithnjë dhe më afër hapjes së hotelit tonë të ri në Madrid. Më ndiqni për më shumë detaje”, ka shkruar CR7 në Instagram.