35 efektivë të repartit zjarrfikës të Shkodrës ende nuk kanë marrë pagat e muajit Dhjetor dhe kjo ka krijuar një pakënaqësi në përditshmërinë e punës së tyre.
Ridvan Bushati Shefi i sektorit operacional pranë këtij reparti thotë se rrogat e muajit dhjetor zakonisht janë marrë nga data 5 deri ne 10 Janar , por këtë herë vonesat kanë tejkaluar cdo afat
Sipas shefit të sektorit zjarrfikës një tjetër problematikë është fakti se pjesa më e madhe e punonjësve kanë edhe kredi në banka
Burime pranë bashkisë Shkodër bëjnë të ditur se pagat punonjësit do ti marrin deri ditën e nesërme, pasi janë duke u kaluar në degën e thesarit dhe nga aty në llogaritë bankare të punonjësve.
Janë rreth 3 mijë punonjës të administratës të bashkive të qarkut Shkodër që deri më tani nuk kanë marrë ende pagat ndërsa disa institucione të tjera i kanë marrë në kohë vonesë



