Shkencëtarët ‘rikthejnë në jetë’ zërin e mumjes 3000 vjeçare, besohet se pas pak vitesh ‘do flasë’

Shkencëtarët kanë përmbushur dëshirën qindravjeçare për të riprodhuar zërin e mumjeve egjiptiane përmes kordave zanore artificiale.

Ata kanë arritur të krijojnë tinguj të ngjashëm zanorë të një prifti egjiptian të mumifikuar, i cili ka jetuar midis viteve 1099 dhe 1069 para Krishtit.

Kur Nesyamun vdiq, zëri i tij heshti, por 3000 vjet më vonë, një ekip studiues e rikthyen atë përsëri në jetë.

Trakti vokal i mumjes, pasi u skanua u stampua 3D në madhësi me origjinalin, shkencëtarët e sintetizuan atë me një tingull artificial prej laringut, 99% i ngjashëm me zërin e Nesyamun.
Ky është projekti i parë në llojin e tij për të rikrijuar me sukses zërin e një personi të vdekur me mjete artificiale.

Në të ardhmen, studiuesit shpresojnë të përdorin modele kompjuterike për të rikrijuar fjali të plota, fal zërit të priftit mumje.

Krijimi i akademikëve nga Universiteti i Londrës, Universiteti i York-ut dhe Muzeu i Leeds, u botua në revistën Science Reports.
Teknika e rekreacionit vokal na dha mundësinë unikale për të dëgjuar zërin e një mumje – tha bashkëautori i studimit Joann Fletcher, një profesor i arkeologjisë në Universitetin e York-ut.

Prof. Fletcher i tha BBC-së se ai kishte dëgjuar zërin e e Nesyamun nga jeta e përtejme, e cila është edhe pjesë e besimit të tij fetar dhe se ai shpreson që ekipi i shkencëtarëve mund të krijojë një version të asaj që prifti mumje kishte folur në tempullin Karnak.

Duke qenë Nesyamun është mumja e vetme që daton nga mbretërimi i Ramses XI, analiza shkencore e tij do të kontribuojë në të kuptuarin më të madh të Egjiptit antik.
Mbetjet e mumifikuara të Nesyamun janë të ekspozuar në Muzeun e Qytetit Leeds.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME