Eshte shuar ne moshe te re nga jeta ish-futbollisti Shqiptar, ku ka qene dhe kampion me vite

Shuhet nga jeta ish-futbollisti i Elbasanit Konstadin Rama, i cili mbahet mënd nga të gjithë edhe për faktin se ishte lojtar i formacionit bazë të ekipit Labinoti, që u shpall kampion në edicionin 1983-1984.

 

Ish-futbollisti Rama, u shua nga jeta në moshën 59-vjeçare, ka patur një karrierë të suksesshme si futbollist dhe pas shkëputjes nga sporti së bashku me familjen emigroi në shtetin fqinj të Greqisë.

 

Por emri i tij është i shkruar me germa të arta krahas të gjithë atyre që kanë kontribuar në shpalljen kampion të ekipit të futbollit tē qytetit të Elbasanit që kulmin e sukseseve deri në atë kohë e shënoi fitorja e kampionatit kombëtar të futbollit, pikërisht në 13 Maji 1984 në ish stadiumin kombëtar “Qemal Stafa” në ndeshjen Partizani – Labinoti 1-2, ku Labinoti u shpall kampion një jave para përfundimit të kampionatit.

 

Golat e shënuar nga Shkëlqim Asllani (Labinoti), Genc Tomori Partizani dhe Zyber Bega (Labinoti) i siguruan titullin kampion verdh e bluve, të cilët luanin në këtë edicion me yjet e futbollit shqiptar Zamir Arapi, Luan Deliu, Shkëlqim Asllani, Bujar Gogunja, Edmond Mustafaraj, Ferdinand Lleshi, Roland Agalliu, Vladimir Tafani, Dashamir Luniku, Ardian Popa, Albert Kaloti, Bashkim Staçeni, Jovan Shegani, Kastriot Vrapi, Muharrem Dosti, Sokol Branica, Sokol Gjuraj, Stavri Mitrollari, Zyber Bega.

 

Ekipi në atë kampionat drejtohej nga trajnerët Frederik Jorgaqi dhe Dashamir Stringa

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME