Malësi e Madhe, Shkodër
Informacion Paraprak
Më datë 29.01.2020, ora 22:30, në aksin rrugor Shkodër - Koplik, në vendin e quajtur “Ura e Vrakës“, fshati Vrakë, Malësi e Madhe, një mjet ende i pa identifikuar, i cili është larguar nga vendi i ngjarjes, ka aksidentuar shtetasin I. I. 49 vjeç, banues në fshatin Boriç i Madh, Malësi e Madhe dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve në Spitalin Rajonal Shkodër.
Po punohet për identifikimin dhe kapjen e drejtuesit të mjetit
Në vendngjarje grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.



