Rubrika “Shihemi në gjyq”, në Tv Klan solli ditën e sotme përballë njëri-tjetrit burrë dhe grua. Shqiponja dhe Kujtimi janë të martuar prej 40 vitesh dhe arsyeja e konflikit midis tyre është bërë shtëpia që ata kanë ndërtuar shumë pranë shtëpisë së prindërve të zotit Kujtim. Për shkak të problemeve me pronësinë, ata prej 11 vitesh nuk banojnë në shtëpinë që kanë ndërtuar me sakrifica, por jetojnë në shtëpi me qira.
Zonja Shqiponja në studio i është drejtuar bashkëshortit të saj me tone të larta dhe madje ka hedhur akuza të forta edhe ndaj familjarëve të tij. Shqiponja: Unë kam ardhur sepse ke bërë shumë gabim zonja Eni që më ke sjellë këtu, në radhë të parë. Unë kam 40 vjet me këtë zotërinë. Eni Çobani: Gabim s’kam bërë se paske 40 vjet, si mund sillja njeri tjetër!
Shqiponja: Kam ndërtuar një shtëpi, në vitin 1986 dhe unë sot jam pa shtëpi. Unë dhe fëmijët e mi jemi jashtë shtëpisë, nuk kemi shtëpi. Kam 11 vjet që jetoj me qira, sepse nuk kam ku të shkoj, nuk kam shtëpi. Eni Çobani: Kë mund të sillja përveç Kujtimit? Kujtimi është problemi apo jo? Shqiponja: Kujtimi është problemi! Eni Çobani: Po pra dhe Kujtimin duhet ta të sillja!
Shqiponja: Problemi është Kujtimi, sepse kur unë i thosha para vitit 2000: Kujtim më jep dokumentet që unë të shkoj në Hipotekë dhe të bëj hipotekën e shtëpisë time që kam ndërtuar, ky më thoshte: Nuk ke punë ti me dokumentet e mia, shtëpinë e kam ndërtuar unë, ti nuk ke punë, ik në fshat merr shtëpinë tek babai se atje të takon pjesa e shtëpisë, këtu tek unë nuk ke pjesë. Dhe shkonte hante dhe pinte me vëllezërit e tij, që unë sot…
Kujtim: Zonja Eni unë atje dua të shkoj, se ata i kam motra dhe vëllezër. Shqiponja: Pusho! Pusho! Të lutem shumë pusho. Mos fol, atë të bësh, pusho! Kujtim: Unë atje do shkoj. Shqiponja: Unë sot zonja Eni jam jashtë dhe nuk kam ku të shkoj, ky shkonte dhe hante dhe pinte me vëllezërit e tij. Motra e këtij, kisha vajzën 1 vjeç dhe donte të ma hidhte motra e këtij nga dritarja e 3-katëshit. E di e gjithë lagja.
Eni Çobani: Si ka dashur të hedhë vajzën nga dritarja? Kush? Shqiponja: Motra e tij Xhefoja. Ka dashur të hedhë vajzën time nga dritarja, se nuk më donin mua, thoshin që isha fshatare, isha balliste, isha e tillë, isha e këtillë. Kjo është çështja që Kujtimi të ikë dhe të shkojë tek motrat dhe vëllezërit dhe me mua nuk ka më punë. Kujtimi: Do shkoj se unë ata i kam motra dhe vëllezër
Eni Çobani: Se është dhe pa qejf nga ana shëndetësore Kujtimi! Shqiponja: Zonja Eni se më thoshte dhe që pjesën takuese nga babai im, ia kam falur vëllait. Kujtimi: Nuk ia kam falur. Gënjen ai, nuk ia kam falur unë pjesën. Shqiponja: A thoje që ia kam falur Fatosit?Kujtimi: Nuk ia kam falur unë atij pjesën! Shqiponja: Ziheshe me mua të lutem shumë dhe më thoshe pjesën takuese të babait tek shtëpia e babait, ia kam falur vëllait tim.
Kujtimi: Për të falur nuk ia kam falur unë, sepse atë shtëpi e kam bërë me këto duart e mia të vogla, kam punuar një jetë. Shqiponja: Faktikisht ajo është shtëpi shtetërore, nuk është e babait tënd, as e Fatosit, as e Krenarit dhe as e gjyshit tënd. Ti më ke gënjyer. Kujtimi: Ajo ka qenë tokë e shtetit. Shqiponja: Me shtetin le ta gjejë dikush tjetër, ti e ke me motrën dhe me vëllezërit atë punë. Kujtimi: Ne e kemi të ndërtuar nga shteti, nga këshilli popullor, nga komiteti.
Shqiponja: Ti të lutem shumë, mua më ke nxjerrë jashtë, ti je bashkëpronar tek shtëpia time që kam ndërtuar. Kam qenë shtatzënë tek vajza dhe tek djali që kam ndërtuar shtëpinë, kam ngritur Zonja Eni tezgat me llaç dhe me gurë dhe sot Zoti Ardit jam pa shtëpi, jam në qiell të hapur. Kujtimi: Edhe unë kam punuar aty! Shqiponja: Kam 11 vjet, nuk na pranojnë tek shtëpia, vëllai i thotë ik se të vrava, largohuni se ju vrava thotë, ty, fëmijët e tu dhe gruan tënde. Ne jemi në qiell të hapur s’kemi se ku të shkojmë.
Eni Çobani: Zoti Kujtim janë akuza shumë të forta këto! Kujtimi: Unë shtëpinë të thashë nuk ia kam falur vëllait. Shqiponja: Si nuk ia ke falur? Po unë ku jam sot, jam me shtëpi apo jam pa shtëpi? Kujtimi: Jashtë je ti, fle rrugëve! Shqiponja: Shtëpinë e kam ndërtuar nga themeli. Me kë e ke ndërtuar shtëpinë ti me motrën dhe vëllezërit, apo me mua dhe me fëmijët e tu? Me kë e ke ndërtuar të lutem shumë? Kujtimi: Me juve, me bashkëshorten time e kam ndërtuar. tvklan