Alesio Cakoni kujtoi atë natë, duke treguar se si kishte ndjerë tërmetin e orës 22 teksa shihte filma me të atin. Më pas, tronditjet e forta të orës 4 të mëngjesit, e kishin gjetur Alesion në shtratin e tij, të bllokuar mes gurëve dhe batanijeve.
Fatmirësisht i ati dhe xhaxhai bashkë me disa të afërm të tjerë e kishin nxjerrë në kohë, e sot vogëlushi gëzon jetë e shëndet të plotë.
Alesio– Isha me babin tek dhoma e pritjes, ishim duke parë filma se rrija vonë duke parë filma edhe pastaj..
Gazetarja– Edhe aq vonë?
Alesio– Deri në 10 kur ra i pari, pastaj ika të fle gjumë, mendova të rri atje.
Gazetarja– S’kishe frikë në fillim
Alesio-Jo. Shkova për të fjetur gjumë, vetëm të orës katër kam dëgjuar të tjerët jo, as të dytin, kur ra ky ishim duke fjetur gjumë unë dhe motra bërtisnim, mami thoshte pushoni. Unë isha në krevat me mamin motra ishte vetëm. Tek këmbët më ra betoni ose rafti nuk e di dhe pastaj rashë poshtë, kur jam trondit kam qenë i vetëdijëshëm vetëm kur u rrëzova nuk isha, poshtë gurëve isha i mbështjellë me batanije dhe jorganin sipër.
Gazetarja– Ishe i mbështjellë me batanije, që kur të hidheshe të ishe më i sigurt?
Alesio– Jo se nuk e dija që do bija poshtë, thjesht isha mbuluar si çdo natë dhe kur rashë poshtë nuk dilja dot pasi isha ngatrruar nga batanija gurët dhe jorgani dhe bërtita thirra babain dhe xhaxhain disa herë dhe pastaj më thirri xhaxhai: “Alesio ti je,”- i thashë po. U bënë disa burra dhe erdhën tek unë dhe më nxorën nga gurët bashkë me një burrë nga Mamurrasi që ka bërë shumë, që ka dalë dhe në media duke thënë që ka nxjerrë fëmijën e parë. Kam dalë i pari në 4 të mëngjesit që kur ka rënë tërmeti kam dalë direkt dhe pastaj më vendosën në barrel dhe më nisën për tek Spitali i Traumës. Aty u shtriva në krevat.
Gazetarja– Fillove të ndjeje nga pak dhimbje?
Alesio– Jo fare asnjë lloj dhimbje nuk kam ndjerë dy ditë, pastaj filloj duke më dhembur shpatulla, e duroja po kur isha në krevat nuk duhej të lëvizja shumë. Më jepte më shumë dhimbje dhe vetëm rrija në krevat, ndonjë herë dija tek spitali.
Gazetarja-Tek spitali tek korridoret ose jashtë
Alesio– U mësova të dilja dhe dilja, unë nuk dija gjë për babin dhe motrën dhe nuk më nxirrnin dhe i’u thashë më tregoni-më tregoni dhe më tha një psikolog dhe qava dhe dola xhiro që ta heq nga mendja por mu hoq vetëm pak jo shumë edhe..
Gazetarja-Pastaj ne një pjesë të gjërave i dimë i kemi parë të kanë ardhur për vizitë shumë
Alesio-Po shumë kanë ardhur