FATI YT SOT/ HOROSKOPI 7 SHKURT 2020

Dashi

Mundohuni që të mos fiksoheni pas të kaluarës, pasi në dashuri duhet të jetoni të tashmen për të qenë mirë. Që nga e shtuna, rikuperimi do të vijojë në sajë të ndikimit të favorshëm të Hënës dhe Venusit. Në punë, do të përballeni me pasiguri, por mos u shqetësoni, pasi bëhet fjalë për re kalimtare.

Demi

Në dashuri kjo është një periudhë e mirë. Mundohuni vetëm që të mos kapeni pas të kaluarës, pasi ka pasur probleme, ndaj më mirë vendosni një gur sipër. Në punë nëse ka zgjedhje të rëndësishme për të bërë mos hezitoni.

Binjakët

E premtja do të jetë mjaft pozitive dhe gjatë saj mund të ketë të reja të rëndësishme në dashuri dhe në raportet miqësore. Në punë, mund të ketë mundësi të mira, ndaj mos i lini që t’iu ikin.

Gaforrja

Për shkak të largësisë së Venusit, mund të ndiheni si jashtë loje, ndaj mundohuni që të mos dekurajoheni, pasi nuk është një situatë e rëndë. E rëndësishme është që të mos përfshiheni në polemika. Në punë mundohuni që të kënaqeni me mundin tuaj.

Luani

Jeni në një fazë rikuperimi, ku do të keni më shumë energji në raport me ditët e kaluara. Jeni vetëm dhe mund të jetoni një aventurë të bukur në ditët në vijim. Në punë, jeni më entuziast dhe gjërat do të ecin më mirë, ndaj mundohuni që të shfrytëzoni në maksimum bashkëpunimet.

Virgjëresha

Bëni mirë që të qëndroni sa më larg komplikimeve. Nëse po përjetoni një krizë në familje, duhet të mundoheni që ta zgjidhni. Në punë, ajo që mund të dukej e gabuar, do të rezultojë pozitive.

Peshorja

Nëse ka pakënaqësi në një raport, do të ndiheni mjaft të fortë për tu shkëputur, pa u rimenduar. Mundohuni që të mos jeni shumë agresiv dhe të ndërveproni me të tjerët. Në punë ka nevojë për më shumë qetësi.

Akrepi

Jeni duke përjetuar ndjesi pozitive, ku gjatë kësaj dite do e keni më të lehtë që të flisni për dashurinë. Në punë janë mjaft të favorizuara marrëveshjet. Nëse duhet të bëni një ndryshim, ka mundësi të mira që t’ia dilni.

Shigjetari

Ju pret një e premte nën ritmin e duhur, ku gjatë saj mund të ketë tensione dhe polemika. Fatmirësisht Venusi do të jetë në anën tuaj dhe do ju ndihmojë në dashuri. Historitë që kanë lindur prej pak kohësh, mund të bëhen të rëndësishme.

Bricjapi

Bëni kujdes ndaj polemikave dhe debateve. Bëni mirë që të mos ngatërroheni me askënd gjatë kësaj dite, pasi keni Hënën kundër. Në punë mund të jeni objekt sulmesh.

Ujori

Mundohuni që të ruani qetësinë dhe do të shikoni se do të merrni atë që dëshironi. Megjithatë do të ketë ndonjë problem ekonomik që ju shqetëson, shkruan noa.al. Në punë, dikush mund t’iu mërzisë.

Peshqit

E premtja do të jetë mjaft pozitive sa i takon ndjenjave dhe dashurisë, ku Saturni do të jetë mjaft i favorshëm dhe do ju ndihmojë në projekte të mëdha. Edhe në punë gjërat do të ecin mirë, sidomos për ata që kanë një punë në kontakt me publikun.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME