Horoskopi i fundjavës/ “Nuk keni gjë në terezi”, astrologu italian jep lajmin e keq për këtë shenjë

Astrologu i njohur italian, Paolo Fox ka publikuar horoskopin e fundjavës për të gjitha shenjat e horoskopit. Sipas tij, dy ditët e ardhshme do të jenë mjaft të veçanta për disa shenja të zodiakut, ndërsa të tjera do përballen me shumë sfida.

 

Horoskopi si më poshtë: Dashi- Të lindurit e kësaj shenje mund të përballen me disa shqetësime gjatë kësaj fundjave. Këto shqetësime do të jenë të shtrira në sferën sentimentale, duke bërë që të përhumbeni në mendime.

 

Demi- Do të jeni nën ndikimin e favorshëm të yjeve, për shkak të pranisë së Marsit, i cili do e bëjë këtë të shtunë mjaft pozitive. Një e shtunë e favorshme parashikohet si në sferën sentimentale edhe në atë profesionale.

 

Binjakët- Hëna do të jetë e pranishme gjatë gjithë fundjaves tek të lindurit e kësaj shenje, duke e shtrirë praninë e saj si në sferën sentimentale edhe në atë profesionale. Do të jeni të mbushur me dyshime, lidhur me disa situata që vijojnë të mbeten pezull.

 

Gaforrja- Më në fund do të hyni në një periudhë të qetë sa i takon sferës profesionale. Do të tregoheni tejet pozitiv dhe gati për të lënë pas çdo problematikë, ndërkohë që sfera sentimentale do të jetë mjaft e favorshme.

 

Luani- Do të përjetoni një fundjave e cila do të jetë e përqendruar kryesisht në gjëra të reja. Do të përfshiheni në sfida të cilat do ju rizgjojnë dëshirën për të vepruar, pavarësisht disa dyshimeve lidhur me të kaluarën.

 

Virgjëresha- Do të jeni nën ndikimin e favorshëm të yjeve gjatë gjithë kësaj fundjave. Pavarësisht ndonjë keqkuptimi në nivelin ndërpersonal, në sferën profesionale do të njihni vetëm sukses.

 

Peshorja- Do të përhumbeni në një sërë angazhimesh profesionale, të cilat do ju marrin shumë kohë. Pavarësisht gjetjes së bashkëpunimit në çift, do të hasni edhe në disa vështirësi.

 

Akrepi- Nën ndikimin e planetit Mars do t’iu duhet të përballeni me shumë sfida sa i takon sferës profesionale. Yjet këshillojnë që të braktisni çdo ankth dhe frikë, duke vlerësuar më mirë aftësitë tuaja.

 

Shigjetari- Do të përjetoni disa momente stresi si pasojë e disa fërkimeve profesionale dhe sentimentale gjatë kësaj dite. Po ashtu do ju duhet të ndaleni më gjatë në zgjidhjet që duhet të jepni.

 

Bricjapi- Do të korrni një sukses të rëndësishëm sa i takon sferës profesionale. Po ashtu do të ndjeni nevojën për të vijuar me angazhimet e rëndësishme, të cilat premtojnë sukses.

 

Ujori-Gjatë kësaj të shtune do të jeni tejet dinamik! Mundohuni që të shmangni përfshirjen në diskutime në familje, por edhe në ambientin e punës. Gjithçka varet nga ju!

 

Peshqit- Do të jeni nën ndikimin e favorshëm të yjeve sidomos sa i takon sferës profesionale. Po ashtu duhet të tregoheni më të kuptueshëm në dashuri, me synimin e çuarjes përpara të projekteve të rëndësishme.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME