Një stuhi e fuqishme e quajtur ‘Kiara’ , me reshje masive shiu ka përfshirë një pjesë të konsiderueshme të Britanisë së Madhe.

Qindra fluturime brenda dhe jashtë aeroporteve në Europë janë anuluar, ndërsa kjo është ndër stuhitë më të madhe të Britanisë së Madhe në shtatë vitet e fundit. Stuhi kjo që përfshiu Skocinë dhe një pjesë të Anglisë.

Sot rrugët në të gjithë vendin u përmbytën, ndërsa dhjetëra njerëz që janë gjetur rrugëve të vendit ku banojnë, u ndihmuan nga shërbimet e urgjencës.

Ndërkohë sipas parashikimeve është mësuar se kjo stuhi do të godasë sërish Mbretërinë e Bashkuar të hënën dhe të martën.

Edhe ndeshja e Man City – West Ham, që do të mbahet në stadiumin e Etiadit këtë pasdite gjithashtu është shtyrë për shkak të motit.

Në Skoci, zyrtarët vendosën një kufi shpejtësie prej 40 kilometrash në kalimin në Queensferry, dhe shërbimet e trageteve u anuluan gjithashtu pas paralajmërimit për motin e keq.

Sipas mediave të hauaja, në Perth 3 persona janë plagosur pasi pjesa e çatisë së një ndërtese i lëndoi. Meteorologët kanë paralajmëruar se reshjet e shiut në disa zona mund të arrijnë deri në 100 milimetra.

Burimi: Dailymail