Kryeministri i ri, Albin Kurti, këtë të mërkurë, do të mbaj mbledhjen e dytë të Qeverisë.
E këtu do të merret edhe një prej vendimeve të para të tij.Këtë mbledhje, Kurti do t’ia nis duke shfuqizuar një vendim të Qeverisë Haradinaj.
Media ka siguruar rendin e ditës të kësaj mbledhjeje, ku pika e parë është “Shqyrtimi i Propozim-vendimit për shfuqizimin e vendimit të Qeverisë nr. 04/20 së datës 20 dhjetor 2017 (ZKM)”.E kjo ka të bëjë me shfuqizimin e vendimit për ngritjen e pagave të Qeverisë Haradinaj.