Ky është horoskopi për ditën e premte 14 shkurt 2020.
Dashi
Hëna nuk do të ketë më ndikim të kundërt, ku dashuria do të dalë fitimtare, veç kujdes ndaj vendimeve impulsive. Bëni mirë që të shmangni debatet e kota. Në punë, nëse nuk ka përqendrim, mund të ndodhin gabime të mundshme, sidomos në pjesën e dytë të ditës.
Demi
Në dashuri mund të ketë luhatje të mëdha, pasi personi me të cilin shoqëroheni, nuk është më siç doni ju. Do e keni të vështira ta ndryshoni, ndaj ose ndryshoni sjelljen tuaj, ose ndryshoni partner/e. Në punë, mund të gjejnë sqarim disa çështje.
Binjakët
E premtja do të jetë pozitive për dashurinë, ku do keni mundësi të festoni Shën Valentinin në mënyrën më të mirë të mundshme. Mundohuni që të mos lodheni shumë, pasi angazhimet e ditës do të jenë të shumta.
Gaforrja
Kjo ditë do të jetë shumë e frytshme për të kuptuar nëse raporti juaj funksionin ose jo. Ndaj mundohuni që të bëni kujdëes, pasi nuk është një moment i thjeshtë, edhe pse në raport me fillimjavën, situata do të jetë më mirë. Në punë mundohuni që të shmangni komplikimet.
Luani
Mund të ketë vonesa ose komplikime në dashuri, ku mund të të ketë shqetësime të cilat do i vendosin gjërat në diskutim. Mundohuni që të sqaroheni. Në punë, duhet të nxirri në pah të drejtat tuaja.
Virgjëresha
Mundohuni që të krijoni më shumë hapësirë për dashurinë gjatë kësaj dite, pavarësisht angazhimeve dhe nxitimit që keni. Ndonjë problem financiar, mund të shkaktojë vonesa në pagesa.
Peshorja
Mundohuni që të mbani nën kontroll humorin në çift, ku nëse keni kaluar një krizë duhet të bëni kujdes që ta zgjidhni. Në punë, bëni mirë që të përvishni mëngët.
Akrepi
Në sajë të ndikimit të Venusit në shenjën tuaj, dashuria do të bëhet më e bukur. Edhe ata që janë vetëm do të kenë më shumë mundësi, mjafton që të hidhen në lojë. Në punë do të merrni përgjigje të cilat i prisnit prej kohësh.
Shigjetari
Keni dëshirë për të rregulluar diçka që është krisur. Ndoshta nuk do e keni të lehtë dhe do të tensionoheni. Në sferën profesionale, ka shumë mundësi që të merrni një vendim të rëndësishëm.
Bricjapi
Në sferën sentimentale do të jeni disi të acaruar, edhese Hënën nuk do e keni më kundër. Mundohuni veçse që të mos mendoni më shumë për të kaluarën. Një takim i veçantë parashikohet në sferën profesionale.
Ujori
Do të ketë një acarim për shkak të ndikimit të kundërt të Hënës, ndaj mundohuni që të organizoni diçka të këndshme, shkruan noa.al. Në punë, bëni mirë që ti shtyni gjërat për javën e ardhshme.
Peshqit
Duke nisur nga kjo ditë deri në fundjavë, do të ketë rikuperim të ndjeshëm në dashuri, ku gjërat do të ecin dukshëm më mirë. Mundohuni veçse që të mos i jepni më shumë hapësirë kujt nuk e meriton. Në punë, do të keni dëshirë për të triumfuar.