Djali i kryeministrit Edi Rama, Greg Rama, ka qenë shumë i komentuar në mediat rozë. Ditën e Shën Valentinit , Gregu ka qenë në shoqërinë e moderatores së Xhesi Muçaj. Ka qenëkjo e fundit e cila ka publikuar dhe foton ku shihet shumë pranë tij dhe e shoqëron me përshkrimin: “Bestie”.
Nuk dihet nëse bëhet fjalë thjesht për një marrëdhënie shoqërore mes tyre, por fakti që ishin bashkë për Shën Valentin nxiti dyshimet për diçka më shumë mes dyshes.
Muçaj tashmë e ka fshirë foton nga rrjeti i saj social Instagram.
Kujtojmë se Greg u përfol për një lidhje me Kristi Reçin, e cila humbi jetën në tërmetin tragjik të 26 nëntorit.




