Marjani nga Shkodra prej 9 vitesh vuan mungesën e dy duarve te tij. Ishte një aksident fatal në punë, ne fabriken e dyshekeve ku ai punonte, ai i cili i mori të dy gjymtyrët duke kthyer çdo ditë të tijën një sfidë për të jetuar. Kjo është historia e dhimbshme e Marjan Grudës nga Shkodra, i cili nuk ka asnjë mundësi financiare për të blerë protezë.
Pavarësisht kërkesave të herë pas hershme, 43 vjeçarit askush nuk i është gjendur pranë, përveç babait të moshuar, ai i cili është dora dhe shoku i tij më i mirë, pasi e ndihmon në gjithçka. Ai jeton ne Shkoder vetem me babane e dashur, pa nene, pa moter e vella.
“M’i ka kap makineria të dyja duart. Instikti për të shpëtuar njërën më ka kapur edhe tjetrën. Babën e kam 78 vjeç. Ai nga gjëja më e vogël deri tek më e madhja të gjitha mi plotëson. E mira është me i bë unë hysmet e jo baba mua. Por kur të ndodh fatkeqësia të ndodh. Nuk ke çfarë të bësh”, shprehet Marjani.
Marjani rrëfen vështirësitë dhe vuajtjet me të cilat ai përballet çdo ditë për t’i siguruar vetes nevojat elementare.
“Unë nuk mund të bëj asnjë gjë vetë. Njeriu çdo gjë e bën me duar. Një gotë ujë. Larja e shpëlarja. Tualeti. Gjithçka. E ndjej veten si të lidhur”, tha 43 vjeçari.
I ndodhur në këto kushte ai bën thirrje gjithkujt që ka mundësi që ta ndihmojnë që të kthejë gjymtyrët e tij, pasi vetë ai nuk ka asnjë mundësi.
“Shpresoj të ketë njerëz të mirë që ta dëgjojnë këtë thirrje. Sa të kenë mundësi. Dëshira ime është me pas protezat, me marrë një gotë ujë e me hëngër bukë vetë. Mesa kam pyt unë, dy proteza kushtojnë tek 200 mijë euro. Me këtë pension që marr unë nuk mblidhen edhe 50-60 vjet pasi të lrgihem ng kjo botë unë. Edhe sikur me u bë 100 vjeç. Sepse unë marr 100 euro pension”, shtoi Marjani.
Edhe babi i tij ka një mesazh për të gjithë institucionet përgjegjëse dhe shqiptarët zemër mirë.
“Kush është i zoti. Kush e vendos dorën në zemër me mbledh një shumë paresh. Sikur ta shes edhe shtëpinë kjo punë nuk bëhet. Edhe me e shit ky mbet pa shtëpi pastaj”, tha babai i Marjanit, Shemsi Gruda.
Miqtë e shokët e tij jashtë vendit kanë nisur një iniciativë për mbledhjen e fondeve, për të bërë të mundur vendosjen e protezave në gjymtyrët e munguar të Marjanit, por kjo ndërhyrje është tejet e kushtueshme dhe paratë e mbledhura deri më tani janë të pamjaftueshme për të bërë të mundur realizimin e një ëndrre mjaft të madhe për Marjanin.
Per te gjithe shqiptaret kudo jetojne Shqiptarja.com, si nje media me vemendje te larte ndaj shtresave te brishta te shoqerise publikon numrin direkt te telefonit të babait të Marjanit: 0693729846. Permes ketij numri dhe llogarive te drejtperdrejta, pa ndermjetes, cilido shqiptar i mire mund te jape kontributin e tij per te lehtesuar jeten e Marjanit.
/Ky lajm është publikuar para rreth dy muajve dhe po e rishpërndajmë për të sensibilizuar, me kerkesë të personave që kanë nisur mbledhjen e fondeve të nevojshme për Marjanin/
PËR TË DHËNË KONTRIBUTIN TUAJ SIPAS MUNDËSISË, KLIKONI KËTU
NR LLOGARISE CREDINS BANK LEK
00001298848 IBAN: AL67 2125 1081 0000 0000 0129 8848
NR LLOGARISE CREDINS BANK EURO
00001298843 IBAN: AL08 2125 1081 0000 0000 0129 8843