Pranvera po vjen, ja çfarë parashikojnë yjet për ju

Si do ta përballojë stinën e pranverës shenja juaj zodiakale? Yjet kanë bërë disa parashikime përsa i përket kësaj jave, e cila gjithashtu i thotë mirëseerdhe muajit mars. Lexojini më poshtë:

Dashi
Këtë javë do të përqendroheni më shumë te vetja juaj, tek objektivat tuaja afatgjata dhe që janë të rëndësishme për ju. Gjatë ditëve në vazhdim do të përpiqeni të thelloheni te diçka që nuk po arrini ta kuptoni dhe që nuk ju bind. Falë ndikimit të Marsit në shenjën tuaj, po kaloni një periudhë gjithsesi interesante. Të premten kushtojini rëndësi të veçantë shëndetit, ndërsa në fundjavë përpiquni të jeni sa më bindës për diçka që ju intereson.

Demi Venusi në shenjën tuaj do të ndikojë që të kaloni një javë interesante dhe që të punoni me energji të reja. Do të lindë nevoja që të ndihmoni dikë të kuptojë më mirë situatën në të cilën ndodhet, sepse nuk do të jetë në gjendje ta bëjë vetë. Pra, tregohuni bujarë dhe ndihmojini të tjerët pa i bërë që të ndihen keq. Të premten është koha e përshtatshme për t’u marrë me diçka argëtuese. Ndërsa fundjavën mund ta shijoni të qetë.

Binjakët
Gjatë kësaj jave do të jeni më aktivë dhe të gatshëm për të zgjidhur problemet që ju shqetësojnë. Megjithëse Marsi ju bën të bini në apati, falë ndikimit të Plutonit do të mund ta mblidhni veten dhe të hidheni në veprim. Edhe e premtja konsiderohet një ditë e rëndësishme, sepse falë pranisë së Jupiterit e Mërkurit në shenjë gjërat do t’ju ecin mirë në aspektin e ndjenjave. Hëna e plotë do të ndikojë që t’i keni idetë më të qarta.

Gaforrja
Fillimi i javës do të jetë i mbarë, falë pranisë së Hënës në shenjë. Ditën e martë Venusi do të ndikojë për mirë dhe ju do të mund të kapërceni çdo vështirësi. Edhe të enjten do të ndiheni mjaft optimistë falë pranisë së Jupiterit. Duke qenë se do ta merrni gjithçka me qetësi, do të jeni në gjendje ta përcillni mesazhin tuaj pa u munduar shumë. Fundjavën dëshironi ta kaloni të qetë në shoqërinë e personit të zemrës.

Luani
Ndonjëherë keni tendencën të mbani qëndrim pesimist, por mbase e bëni për të fituar simpatinë e yjeve. Por kot e keni, sepse falë ndikimit të Venusit gjërat do të ecin mbarë si në aspektin profesional edhe në atë personal. Të premten do t’ju duhet të ndani mendjen nëse duhet ta pranoni ose jo një sfidë, por mos u shqetësoni sepse do të keni gjithë mbështetjen e Jupiterit. Do ta mbyllni javën bukur në shoqërinë e Neptunit, i cili do t’ju ndihmojë ta hiqni mendjen nga problemet.

Virgjëresha
Gjysma e parë e javës nuk do të jetë dhe aq pozitive për ju, por më pas situata do të ndryshojë. Të martën do të ndjeni më së shumti ndikimin e Venusit në shenjën tuaj, ndërsa të mërkurën mund të bëheni disi nervozë falë pranisë së Marsit. Të enjten do të shijoni shoqërinë e dikujt që është i ngjashëm me ju. Momenti më i mirë do të jetë ditën e premte, atëherë kur hëna do të shkëlqejë në këtë shenjë. Java do të mbyllet bukur me praninë e gjithë këtyre planetëve.

Peshorja
Marsi dhe Venusi do t’jua gjallërojnë ditët tuaja dhe falë ndikimit të tyre ju do të shfaqeni të fortë dhe të vendosur. Të martën, Plutoni do të ndikojë pozitivisht në shenjën tuaj dhe ju do të ndiheni më energjikë dhe të gatshëm për të vepruar. Të enjten, falë reagimit të dikujt, që është i paaftë për të vepruar, ju do të ndiheni të lirë të thoni çfarë ju shkon nëpër mend. Fundjava është momenti i përshtatshëm për të rimarrë forcat. Gjithçka e keni ju në dorë.

Akrepi
Kjo javë premton të jetë e mbarë për të lindurit e shenjës së Akrepit, me përjashtim të ditës së mërkurë kur, falë ndikimit të planetit Mërkur, do të hasni disa vështirësi. Pranojeni mbështetjen e të tjerëve për të realizuar një ëndërr tuajën dhe kjo do t’ju bëjë të ndiheni më optimistë. Do të jenë të shumta rastet për argëtim dhe ju do të shijoni çdo moment.

Shigjetari
Falë ndikimit të Marsit ju do të ndiheni më energjikë gjatë kësaj jave dhe do të dini ta shfrytëzoni situatën në favorin tuaj. Në ditët në vazhdim do të përballeni me njerëz ambiciozë, por që janë të paaftë t’i kanalizojnë energjitë aty ku duhet. Të premten, Hëna e plotë do të jetë në shenjën tuaj dhe do të jeni të favorizuar në aspektin profesional. Dikush që dukej mjaft i sigurt në vete deri pak kohë më parë, do t’ju japë të drejtë për diçka. Fundjava premton të jetë pozitive.

Bricjapi
Falë ndikimit të Hënës në shenjën tuaj, do ta filloni këtë javë disi dyshues dhe në gjendje tensioni. Mos u ngutni të kuptoni çfarë ndodh rreth jush, por prisni deri ditën e premte, atëherë kur Hëna e plotë do t’ju ndihmojë ta shikoni gjithçka me më pozitivizëm dhe në mënyrë më objektive. Do t’i jepni rëndësinë e duhur gjithçkaje, duke vendosur rregull mes pasioneve dhe ndjenjave. Jupiteri dhe Mërkuri do të ndikojnë ditën e enjte që të ndiheni më të ekuilibruar.

Ujori
Kjo do të jetë java e përshtatshme për t’u dhënë zgjidhje disa çështjeve që kishin mbetur pezull si dhe për të qetësuar shpirtin tuaj. Prandaj, ju këshillohet ta merrni gjithçka me qetësi. Të enjten, një person pranë jush do të përballet me disa probleme dhe me siguri ju do të vendosni ta ndihmoni. Të dielën do të ndiheni të lirë për të vepruar. Shtyjini për më vonë çështjet që kërkojnë angazhim më të madh prej jush.

Peshqit
Falë ndikimit të Venusit në shenjën tuaj nuk do t’ju mungojë pasioni gjatë kësaj jave, sidomos ditën e martë. Ndërsa të mërkurën, falë pranisë së planetit Mërkur, do të shfaqeni të fortë e të vendosur. Më pas, do të gjeni harmoninë dhe ëmbëlsinë në ditët në vazhdim. Do të përjetoni disa ndryshime të vogla në aspektin e ndjenjave. Në fundjavë, Jupiteri dhe Mërkuri do të ndikojnë që gjithçka të shkojë ashtu siç dëshironi.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME