Ndryshimi i dietës ushqimore të fëmijëve në kopshte dhe shkolla nuk është pritur aspak mirë nga prindërit e vogëlushëve, të cilët shumë herë e kanë cilësuar si të pakët në ushqime dhe të varfër.
Mirëpo, vetë dietologia që ka propozuar këtë dietë ushqimore dhe që e mbron punën e saj, ka bërë me dije se këto ushqime janë mëse të bollshme për fëmijët. Ajo mundohet herë pas here t’u kthejë përgjigje prindërve që i shkruajnë të revoltuar.
Këtë herë ka qenë një zonjë ajo që i ka treguar se çfarë ka ngrënë fëmija i saj në pasdite. Është vetëm një fetë buke me një kokërr vezë. Kaq. Bukë dhe vezë e zier.
Por a është kjo e shëndetshme dhe e mjaftueshme për fëmijën? Zonja i ka shkruar personalisht Blerinës dhe kjo e fundit, e nervozuar, i ka kthyer përgjigje duke i bërë me dije se dieta e saj ushqimore po deformohet dhe se nuk ka qenë ajo që ka rekomanduar.
Sipas Blerinës, vakti duhet të jetë bukë e pjekur me vezë, jo thjesht bukë dhe vezë e zier, e shoqëruar me qumësht dhe një frut.
Dietologia bën me dije se kjo është një dietë ndërkombëtare, por teksa zonja mundohet t’i kthejë përgjigje, kur e krahason me vendet jashtë dietën e saj, Blerina e ka bllokuar.
Mos vallë ajo që po aplikohet në kopshtet e çerdhet e fëmijëve tanë nuk është e plotë dhe në përputhje me rekomandimin e Blerinës? Ngelet për t’u parë