Në studio theksi u vendos mbi tërmetin e 26 nëntorit, mbi dëmet e shkaktuara dhe politikat e ndjekura në fushatën e rindërtimit të shtëpive.
Kujtojmë që pak orë pas tërmetit tragjik, gazetari iu bashkua një fushate për sigurimin e të ardhurave në bashkëpunim me fondacionin Gjurmë Shqiptare. Ky fondacion arriti të sigurojë brenda 72 orëve shifrën e 1.5 milionë eurove dhe e gjitha kjo shifër do të vendoset në dispozicion për ndërtimin e shtëpive në zonat më problematike.
Puna e tyre ka nisur me ndërtimin e një shtëpie në Tapizë (ndodhet në afërsi të fshatit Nikël të Krujës) dhe tre shtëpive të tjera në Shijak.