Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani, në një reagim në Facebook ka reaguar ashpër pas deklaratës së kryeministrit Edi Rama se do marrin punëtorë të huaj për të rindërtuar objektet e dëmtuara nga tërmeti.

Postimi i Manjanit:

Për rindërtimin do marrim punëtorë të huaj nga kontinente të tjera”- thotë në mënyrë të përsëritur Rama.

Ore ky është firmë ndërtimi apo Kryeministër, se na trashi?!

Ç’punë ka ky se ku i marrin punëtorët firmat e ndërtimit?!

Të vetmen gjë që ka në dorë, të krijojë mundësinë të punësohen punëtorët shqiptarë në Shqipëri, nuk e bën!!!

Ama, për të futur në punë punëtorë të huaj është usta…!

Ç’a është ky shejtan, mor aman?!