Ilir Hoxha, djali i ish-diktatorit Enver Hoxha ka folur lidhur me vde kjen e të ëmës ditën e sotme në moshën 99 vjeçare.

Hoxha ndër të tjera shprehet se “Ajo dhe babai gjithë jetën ja kushtuan atdheut dhe ndërtimit të Shqipërisë”.

Nexhmije Hoxha do të përcillet nesër në banesën e fundit në varrezat e Sharrës, ndërsa pritja do të jetë në shtëpinë e familjes në Laprakë.

MESAZHI

Të nderuar miq e dashamires të familjes të Enver Hoxhes.

Me hidhërrim të thellë ju bej me dije, se sot më datë 26 shkurt 2020, në moshen 99-vjeçare u nda nga jeta nëna jonë, Nexhmije Hoxha.

Ajo gjithë jetën e saj ia kushtoi lirisë së Atdheut dhe ndertimit të Shqiperisë së re, perparimit dhe emancipimit të shoqërisë shqiptare, ndaj dhe ne do të ndjehemi perhere krenarë për emrin dhe veprën e saj.

Kujtimi i saj gjithmonë do të mbetet i paharruar për familjen tonë dhe të gjithë miqtë dhe dashamirësit e saj, në Shqiperi dhe kudo në botë.

Me respekt Ilir Hoxha

Tiranë 26 shkurt 2020

Në ditët pas varrimit, presim për ngushëllime në shtëpine tonë, në Laprakë (pranë sheshit Shqiponja). Jeni të mirëpritur. Faleminderit.