Ky është Arben Heshta, babai I tre fëmijëve, 2 vajza e një djalë I cili kërkon që fëmijët e tij të mos qëndrojnë më në shtëpinë e fëmijës në Shkodër, por me lejen e këtyre institucioneve të kthehen në banesën e tij modeste.
Ai është pjesë e komunitetit egjiptian që prej vitesh jeton në Shkodër dhe tregon vështirësitë me të cilat përballet me bashkëshorten e tij si shkak I mungesës së fëmijëve.
Ai është I bindur se fëmijët duan të kthehen në shtëpinë e tyre.
Me ktimin e fëmijëve në shtëpi, ai shprehet se është I gatshëm të punojë më shumë dhe të sigurojë një banesë më të mirë, me kusht që 2 vajzave dhe djalit të tij të mos I mungojë asgjë.
Prej 3 vitesh, Arbeni dhe bashkëshortja e tij I kanë humbur kontaktet me fëmijët. Kjo gjë ka bërë që gruaja e tij të kalojë një situatë të rënduar psikologjike.
Ai kërkon ndihmë nga institucionet për bashkimin e familjes së tij dhe mundësinë për të atur një punë përmes së cilës të përballojë kostot e larta të jetesës.