Shkodranët, pjesa më e madhe e tyre janë ndërgjegjësuar duke qëndruar në shtëpi. Qyteti sot të ngjante si në vitet e regjimit monist kur lëvizja ishte tejet e pakët. Restorantet dhe lokalet kanë respektuar gjithashtu këshillat duke qëndruar të mbyllur për të shmangur rrezikun e përhapjes së koronavirusit.
E gjithë zhurma e ditëve të zakonshme që në orët e mëngjesit dhe përgjatë gjithë ditës nuk ndjehej aspak. Edhe numri i këmbësorëve, atyre me biçikleta dhe motorçikleta kanë qenë në minumum.

Qytetarët të sensibilizuar për këtë situatë ku kujdesi është kërkuar maksimal si nga Organizata Botërore e Shëndetësisë por edhe nga institucionet në Shqipëri duke qëndruar të mbyllur. Ky qëndrim në banesë ka bërë që të kalojnë më shumë kohë me familjarët dhe të jenë më të qetë se në ditët kur duhet të vrapojnë për të çuar fëmijët në shkollë e më pas për të kapur orarin e punës.
Fakti që në Shqipëri tashmë janë mbi 30 raste me koronavirus natyrshëm që ka ngjallur një lloj paniku tek shumë qytetarë të cilët kanë preferuar që të shmangin daljet e kota. Megjithatë një numër i vogël nuk i kanë respektuar këshillat duke vendosur që të dalin në rrugët e qytetit për të shëtitur për qejf.
Po ashtu janë rreth 5 mjete të cilat bashkë me shoferët janë shoqëruar në policinë vendore të Shkodrës për shkak se kanë thyer urdhërin e qeverisë duke lëvizur me makinat e tyre. Forcat e policisë bashkë me ushtrinë do vijojnë të jenë kudo në rrugët e qytetit deri të dielën në darkë ndërsa kushdo që lëviz me makinë pa autorizimin përkatës do të bllokohet nga efektivët.



