E paragjykonin për zgjedhjen e bërë, njerku surprizohet nga vajza që rriti

Programi “Dua të të bëj të lumtur” mbrëmjen e sotme solli në ekranet tona një histori ndryshe nga gjithë historitë e trajtuara më parë.

Kjo ishte historia e Gracielës e cila pas divorcit të prindërve ishte rritur nga njerku, Xhevdeti.

Ajo i ishte drejtuar programit për të falenderuar Xhevdetin për dashurinë dhe për përkushtimin që ai kishte shfaqur gjatë gjithë këtyre viteve, por edhe për t’i thënë për herë të parë “baba”.

Në studio Graciela rrëfeu historinë e nënës së saj, Elsës e cila fatkeqësisht ishte divorcuar nga babai biologjik i Gracielës. Vite më vonë, Elsa ishte njohur në rrjetet sociale me Xhevdetin nga Kosova dhe kishte rënë në dashuri me të. Familja e Elsës nuk e kishte pranuar këtë lidhje, por pavarësisht pengesave Xhevdeti dhe Elsa ishin martuar dhe kishin krijuar familjen e tyre. Sipas Gracielës, Xhevdeti ishte kujdesur shumë që asaj të mos i mungonte asgjë dhe e kishte mbështetur gjithmonë në zgjedhjet e saja.

Për këtë arsye Graciela kishte zgjedhur programin “Dua të të bëj të lumtur” si një mënyrë për t’i shprehur dashurinë dhe për ta falenderuar Xhevdetin që e kishte trajtuar si vajzën e tij. “Kemi kaluar shumë të mira dhe të këqija bashkë dhe ti ke qenë përherë aty duke më mbështetur. Sot kam ardhur këtu vetëm për të të falenderuar për çdo gjë.”

Xhevdeti u përlot kur Graciela i thirri për herë të parë “Baba” dhe u shpreh: “Graciela është një engjëll që më ka ndryshuar jetën tërësisht. Nëse ajo do të ishte vajza ime biologjike, botën do ta rrotulloja një herë, por për të jam i gatshëm të bëj gjithçka!”./Top Channel/

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME