Parlamenti i Kosovës, pas një seance të gjatë, ka rrëzuar sot qeverinë Kurti. Me 117 deputetë në sallë, 82 vota pro, 32 kundër dhe 1 abstenim, kjo qeveri e humbi legjitimitetin.
Albin Kurti drejtoi qeverinë më jetëshkurtër në Kosovë, për vetëm 51 ditë.
Mocionin për rrëzimin e Kurtit e nisi Lidhja Demokratike e Kosovës, me të cilën Lëvizja Vetëvendosje ishte në koalicion qeverisës. LDK’ja e prishi koalicionin pasi Kurti shkarkoi pa paralajmërim ministrin e Punëve të Brendshme, Agim Veliu.