Kryetari i Partisë demokratike, Lulzim Basha është shprehur sot se nuk ka asgjë me kryeministrin Edi Rama, përkundrazi tha se i uron jetë dhe shëndet.

Në një prononcim për Rtv Ora, Basha tha se Rama gjithë energjinë duhet ta fokusojë për të ndihmuar njerëzit.

“Unë nuk kam asgjë me Ramën i uroj shëndet dhe forcë. I uroj të gjejë energjinë për të ndihmuar njerëzit. Është koha që gjithë energjinë dhe vëmendjen duhet ta ketë për të ndihmuar njerëzit.”-tha Basha.