Historia drithëruese: Nëna zgjohej në 3 të mëngjesit dhe shkonte të bënte dru, por unë…

Rubrika “Ka një mesazh për ty”, në Tv Klan solli ditën e sotme hist orinë e Naimit. Ai ka lindur në Kukës, por jeton në Tiranë dhe në studio ka ardhur për t’i bërë një surprizë nënës së tij.

Ai rrë feu se fëmijëria e tij ka qenë e vështirë dhe nëna e tij ka sakrif ikuar shumë për të rritur 8 fëmijët dhe për të mbajtur familjen.

Naimi është fëmija më i madh dhe lidhja me nënën është shumë e ngushtë. Ai kur ishte i vogël ngrihej në 3 të mëngjesit, ndihmonte nënën për të bërë dru dhe më pas shkonte në shkollë.

Naim: Arsyeja e ardhjes sime këtu është për nënën. Ne jemi 8 fëmijë, 3 vellezër dhe 5 motra. Duke qenë se unë kam qenë fëmija i parë, i kam patur edhe lidhjet më të ngushta me nënën. Të gjitha nënat tona janë të mrekullueshme, janë hero ina sepse kanë kaluar një kohë shumë të vështirë dhe situata jashtëzakonisht të këqija.

Ardit Gjebrea: E vërtetë! Dhe lum kush i ka, se ne që nuk i kemi tashmë e kuptojmë shumë mirë çdo të thotë të hum bësh një njeri të dashur, siç është nëna dhe babai. Ndoshta është momenti që në këtë moment, që nëse nuk i keni afër t’i bëni një telefon, thoni si je, më mori malli, të dua shumë. Bëjeni se nuk do keni mundësi ta bëni dot më.

Naim: Fëmijëria e vështirë e jona si një familje e varfër, si gjithë të tjerat e asaj kohe. Ka qenë mjaft e vështirë. Kam shumë episode nga fëmijëria që mund të tregoj këtu, por më kujtohen ditët e vështira dhe jeta e vështirë e nënës sime, në kohën kur ajo duhet të zgjohej në orën 3 të mëngjesit, të shkonte të bënte dru në bjeshkë.

Në këtë kohë ishte e dety ruar e shk reta, jo se kishte qejf, por sepse i duhej një njeri që ta kishte me vete dhe më zgjonte mua nga gjumi në orën 3 dhe unë ashtu i përgjumur me çantën e librave me vete shkoja me nënën. Mbaronin punë atje, bënim drutë, nëna i ngarkonte në shpinë, shumë e vës htirë kur e kujton sot, ajo shkonte për në shtëpi, kurse unë vazhdoja rrugën dhe shkoja direkte në shkollë./tvklan.al

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME