Nga 1 Qershori mund të hapen kufijtë tokësor e ajror, pishinat e klubet e natës

Pas fazës së dytë e cila hynë në funksion qysh nesër, më 18 maj, ku edhe do të lehtësohen masat për disa nga bizneset e madje edhe qytetarët të cilët do të kenë mundësinë që të lëvizin dy herë në ditë nga 2 orë, faza e tretë parasheh të hap kufijtë tokësor e ajror, pishinat e klubet e natës.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, nga nesër qytetarët do të kenë mundësi lëvizjeje dy herë në ditë nga 2 orë, krejt kjo në bazë të shifrës së parafundit të letërnjoftimit.

Po ashtu, nga nesër do të rihapen disa biznese, përfshirë tregtinë me pakicë, dentistët e fizioterapeutët, flokëtarët e sallonet e ondulimit, gastronomia, transporti urban dhe ndërurban, ai herkurudhor, qendrat e thirrjeve, po ashtu do të hapen edhe muzetë e galeritë.

Sa i përket gastronomisë, nuk lejohet shërbimi brenda, por vetëm “merre me vete”, ndërsa janë edhe masat e vëna që pronarët duhet t’u përmbahen.

Gjatë kësaj faze do të bëhet edhe rivlerësimi për hapjen e parqeve, ceremonive fetare, tregjet e tjera, palestrat, qendrat e kujdesit ditor dhe qendrat tregtare.

Ndërsa në vlerësimin e Fazës së Tretë, do të shikohet mundësia e hapjes së kufijve, pishinat, klubet e natës, aeroportet, ahengjet e banjat.

Faza e dytë nis nesër deri më 1 Qershor.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME