Moderatorja Xhemi Shehu ishte e ftuar mbrëmjen e kaluar në emsionin “Dua të të bëj të lumtur” për të surprizuar një vajzë e cila festonte ditëlindjen.
Teksa uronte vogëlushen, Xhemi ka zbuluar se ka 7 vite që nuk e feston ditëlindjen e saj, ndërkohë që shoqja e saj Arbana Osmani, zbuloi se kjo ndodh pasi të ftuarit nuk i flasin me njëri-tjetrin.
Xhemi Shehu: “Unë kam 7 vjet që nuk e festoj ditëlindjen, jo se nuk dua ta festoj ditëlindjen, por nuk mundem… sa vjen ai momenti që unë duhet të bëj listën me të ftuarit aty anulohet befas ditëlindja ime…”
Arbana: Sepse nuk i flasin të ftuarit me njëri-tjetrin!(QESH) Xhemi: I ndaj të ftuarit me 20% me grupe, asnjë nga këto grupe nuk flasin me njëri-tjetrin dhe aty prishet ditëlindja ime.