Ditën e fundit të Ramazanit kryemyftiu martohet me një grua 50 vite më të re, me 9 maj tërhoqi 1 milion euro…

Kryemyftiu i Maqedonisë së Veriut, Sylejman Rexhepi, është martuar me një vajzë 50 vjet më të re. Kjo është bërë e ditur nga disa media shqiptare atje, të cilat kanë shkruar se se kurorëzimi i Rexhepit ka ndodhur mbrëmë.

 

Kanë publikuar edhe fotografinë ekskluzive nga kurorëzimi i kreut të BFI- së, Sulejman Rexhepi dhe bashkëshortes së tij të re. Kurorëzimi është bë në muajin e Ramazanit.

 

Siç raporton Libertas, bashkëshortja e re e reisit Rexhepi është 50 vite më e re.

 

Kryetari i BFI- së është kurorëzuar për herë të dytë, katër vite pasi ndërroi jetë bashkëshortja e tij e parë. Burime në BFI- së konfirmojnë kurorëzimin e reisit Rexhepi, por nuk duan të flasin duke theksuar se bëhet fjalë për çështje private.

 

Ndërsa vlen të theksohet se me 9 maj Rexhepi ka tërhequr 1 milion euro para kesh nga Bashkësia Islame e Maqedonisë. Nuk është dhënë ndonjë arsyetim se ku kanë shkuar këto para dhe as pse janë tërhequr. Në bazë të dokumenteve të arritura në redaksinë e ‘news33’ rezulton se nga xhiro-llogaria e BFI- së në “Shparkase Bank” kreu i saj Sulejman Rexhepi vetëm në një ditë ka tërhequr kesh 1 milionë euro.

 

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME