Florjan Binaj, një nga personazhet më të njohur në Shqipëri, është shprehur kundër të kryeministrit Edi Rama, për ndalimin e qarkullimit me automjete në fundjavë veçanërisht ditëve të diela
Përmes një postimi në rrjetet sociale, aktori i humorit thotë se refuzon të pranojë urdhrin për të mohuar lirën e qytetarëve.
Artisti e mbyll reagimin e tij duke thënë se ai dhe qytetarët nuk janë dele dhe nuk do të pranojë kufizimin e lirisë.
“Unë nuk pranoj ti bindem urdhrave të një njeriu që shkel të drejtat e mia duke më mohuar lirinë time në emër të surrealizmit të tij. Ti mund të jesh çfarë të duash por unë dhe qytetarët e këtij vendi nuk jemi dele,” – shkroi Binaj.