Jonida Maliqi dhe Romeo Veshaj tashmë nuk e fshehin më lidhjen e tyre të dashurisë. Ata kanë publikuar herë pas here video në aplikacionin më të ri TikTok.
Mirëpo, së fundmi ka qenë mikja e tyre e përbashkët, balerina Isida Mollaymeri, e cila publikoi një video në InstaStory teksa, Romeo dhe Jonida shfaqen të kapur dorë për dore me njëri-tjetrin.
Ata shihen shumë të dashuruar me njëri-tjetrin dhe Isida dëgjohet teksa thotë: “Shih sa të bukur që janë. Shih, shih, shih. E kapa me dorë hundën”.
Kujtojmë që pak ditë më parë çifti bënë të njëjtin tatuazh, duke gdhendur përgjithmonë fjalët “Hate/Love”, pra dashuri dhe urrejtje.