Mateus Frroku ka qenë ditën e sotme i ftuar në programin e së dielës ‘E diell’ ku ka performuar disa nga këngët e tij dhe është vënë përballë pyetjeve të gazetarit Ervin Kurti. Teksa ky i fundit ka insistuar për emrin e vajzës që i ka marrë zemrën Mateusit, ai ka pohuar vetëm profesionin e saj.
“Kënga që do këndoj tani thotë: ‘Të mora hopa sepse më pëlqeu era e trupit’ dhe meqenëse jemi në këtë këngë po e këndoj për muzikanten time”, ka pohuar Frroku duke qeshur.
Deri më tani këngëtari është treguar mjaft i kujdesshëm për jetën e tij private, duke zbuluar shumë pak detaje nga ajo.