Policia e Erion Veliajt vazhdon që të terrorizojë shitësit ambulantë në gjithë Tiranën. Kudo që shohin persona që shesin për të nxjerrë bukën e gojës, blutë e Veliajt sulen sikur kapin kriminelin më të madh në kryeqytet.
E një situatë e tillë ka ndodhur ditën e sotme në zonën e “Yzberishtit” në Tiranë.
Dy policë bashkiakë, kanë shkuar për të sekuestruar mallin e një gruaje që shiste lule në rrugë.
Qytetari i cili ka dërguar videon shprehet se ajo ishte edhe invalide. Përpjekjet nga qytetarët për të fituar disa të holla, duket se Veliaj nuk i duron dot, duke harruar se dikur ka shitur fiq vetë në të njëjtën mënyrë.
Qytetari shkruan:
Pershendetje JOQ! Duke kapur kriminelet ne Yzberisht, zonja shiste lule, ja morën qeskat ne nje menyre shume te keqe, ishte edhe invalidë, nuk ecte dot.