Çdo ditë e bëj me qajt nusen e djalit,Ajo ka qen e fejuar me tjetër kënd e mua me pengon kjo gjë…- Shpresoj qe do ta postoni sonte historin time.Un jam nje grua 45 vjeqare e shkollar dhe e edukuar po ashtu e punesuar.Gjithmon me kan pengu femrat qe kan qen te fejuara e jan martuar me dike tjeter. Ashtu esht edhe reja ime nusja e djalit tim,teper shum i kam folur e i kam then djali im mos ma helmo zemren me ket nuse se nuk po ma don zemra.
Jo moj nan tha nuk po ta helmoj zemren po nuk po e di se qka po te pengon ty kjo puna pse ka qen e fejuar me heret.Me tha mu nuk po me pengon e as ty nuk duhet me te pengu asgje hiq.Po mu po me pengon o bir se ti ke qen djal beqar po te kishe qen edhe ti i fejuar apo i maartuar ndoshta do te ishin gjerat me te kuptushme,por ti ke qen i lire si pllume e keto gjera nuk duhet te perzihen mes vete keshtu i thash djalit,po me tha nan mos me nguc te lutem sepse e dua dhe nuk lun rol per mua a kam qen un apo kjo e fejuar tek e mramta un e dua dhe kjo me done.Nuk kisha se qfar ti them tjeter gje,por nisa luften me nusen e djalit.E detyroj te zgjodhet ne 7 te mengjesit qofte e hene a po e diele,ne jetojme ne prishtine ajo esht e nje qyteti katunaresh ne rrethin te prishtines.Nuk ma don zemra aspak as nuk i bej mengjes as nuk i bej drek e as dark.Ajo zgjohet gjdo dite ne 7 te mengjesit dhe nuk flen deri ne…
12 te nates.E zgjoj me arsyen se qeni duhet te haj buke e ti duhesh ti qitesh buk.Kur vjen puna tek ushqimi qe ajo e ben nese e len forteren per pak min vetem un shkoj aty dhe i qes dy tri qime,dhe dal nga kuzhina pas pak kthehem e bertas i them po qfar ben moj gubajk a te kam then te kesh kujdes me qimet e flokve kur i them per ket gje ajo me kerkon falje meniher sepse i kam then edhe kur te bertas duhet te me kerkosh falje.Jam perbetu bashk me vajzen se nuk do ta lejojm te qendroj ne shtepin tone.
Edhe me kultur edhe me gjithqka esht shum mraapa neve,ne jemi shum te zgjut se pari jemi te shkolluar me master te gjith familja.Kategoria e nuses time esht shum e ulet.Me vjen turpe nga familjaret e mij kure vijne motrat e mija me femij,kjo nuk din as edhe dy fjal me i fol.Esht tamam katunare pa shkolle,po qka lyp ateher kjo tek nje familje e shkolluar e edukuar si jemi ne.Po e tregoj nje rast ndoshta pak si qesharak por,pasi qe vendosa te shkruaj bile ti them te gjitha.Kur u martuan djali me nusen,esht fjala per veren qe e lam pas….
Dy dite me pas me ftuan motrat ne drek me nusen dhe vajzzen te shkojme ne nje restoran ne germi.E pranuam ftesen edhe pse pak me ndroj,se kisha frik nga paraqitja e nuses ne mesin e motrave te mija.Kur shkuam un duke porosit nje pjate karakaleca ne krype ajo me kthehet me thot a po ma porosit per mu ni Piiic me pershut.
Uhhh mu duk vetja qe me ra qielli mbi koke se femija e motres me kqyren me injoranc.Por sapo erdhi porosia qe ne kishim porositur.Ajo mori picen dhe u mundojke mee nda me thike e pirun po nuk e dinte se ne cilen dor duhet ta vesh pirunin e ne cilen thiken.Vetem i sillke njera me tjetren,e mora dhe ja ndava ne pjes i thash keshtu e ke me let mos e ha me thik e pirun.Njera nga vajzat e motres time nuk mundi ta ndal gazin filloj me qesh e un u ngushtova teper ne extrem.Ishte shum e pa kuptushme per llojin e nuses qe e ka zgjedh djali im.Se edhe me dhimbet edhe nuk e dua jan dy gjera te ndryshme qe mua me mundojne dhe nuk mundem asnjeher ti them eja te pijme nganje kafe.Nuk din te veshet nuk din te mbathet,nuk din te lyhet nuk……
din te ec.Te gjithaa keto mua me pengojn bukure shum.Maltretimet qe ja bej nuk do ja ndali asnjeher,deri sa kjo do te lodhet nga un e do te me thot dua te ndahem.Djali im tranohet mas saj e dashuron jashtzakonisht shume.E kam pas djalin qe ka dalur shum gjdo mremje nuk ke mundur me gjet asnjeher ne shtepi.Po prej qe u martu me nuk del ne mremje rrin me neve esht be shum familjar.Ketu e vrej se djali e don teper shum.Njeher me ndegjoj djali kur i thash nuses qu e hekja nevojen qenit edhe pastro vendin mire se kaniher po i vie era kolibes se qenit shkaku yt pasi nuk po e pastron mire.Djalit i mbet hatri pak se tha nane edhe pa qen kjo nuse ketu ne shtepi ti qenin e ke mbajt po pse tash ti nuk po e kqyr asnjeher qenin vetem nuses po ja len fajin per gjithqka.A po te doket ne rregull kjo se qfar po bon,po i tregova djalit se mire e ka sepse e kam kqyrur po me sdo ta kqyri sepse nuk mundem ter jeten ta kqyri un qenin.Me se shumti qe un nuk mundem ta pranoj ket nuse esht gjeja se me pengon shum pse ka qen e fejuar dikun ne…katund e tani i ka ra miza ne mjalte midis te kryeqytetit.
Nuk mundem ta paramendoj si po mundet djali me flejt me nje person te cilen e ka pasur ne dore nje katundar sepse un jam interesuar dhe kam mesuar se me kend ka qen e fejuar.Kur e kuptova desh me ra te fiket.Nuk di se qfar te them tjeter gje por vetem nje gje e di se do ta maltretoj deri sa kjo do te dorezohet e ndersa un nuk e kam mendjen te dorezohem ne lufte me nusen time.Gjeja me e rend per mua po esht se ajo nuk po jep ndonje reagim nervoze hidherimi apo diqka negative gjithmon e aprovon gjdo urdher timin dhe deshiron te qenderoj ne heshtje kurr asnje fjal nuk e fol pa e pyetur.Kisha pasur deshir shume te kem mendimet nga ju,se si te ja bej qe ta largoj nusen time nga shtepija.Besoj qe me kuptoni se nuk po e dua aspak.