Ish-Kryeministri Sali Berisha ka reaguar lidhur me mosdhenien e pagave për 300 punonjësit e kompanisë Digitalb, ndërsa akuzon Ben Blushin, që e quan Arben Malavita, lidhur me situatën.

Berisha, duke iu drejtuar Blushit, shkruan se “të mos paguash rrogat 300 punonjësve duke patur paratë në bankë do të thotë se në qënien tënde nuk të ka mbetur asgje prej njeriu, prindi dhe familjari por hakmarrja politike, keqesia dhe ligesia shpirterore te ka zhveshur çdo gje njerezore”.

“Me kete vendim ai trajton si skllever te çifligut te tij 300 punonjes te Dixhitalbit. Nje sjellje te tille banda e Arben Malavites e bën nën mbrojtjen direkt të Edvin Mafisë, bosit absolut të Arben Malavita, i cili ka shndërruar teleblushin në papagall të Edi Ramës, i cili e mbron me narkoprokurorinë e tij.

Përveç kësaj, kjo bande, që pasi nuk e përvetësoi dot Dixhitalbin kërkon me çdo kusht të shkatërrojë atë, ka mashtruar qindra mijëra shqiptarë pasi ata kanë paguar paketën sportive për kampionatin spanjoll dhe shqiptar”, shkruan Berisha.