“Vajza do të vijë sa të hapen kufijtë për tre ditë”, mamaja e Bleona Matës bën deklaratën e papritur

E hu mbur prej 10 vitesh, rasti i Bleona Matës mbetet mjaft i freskët në të gjithë historinë e medias, por jo vetëm.

Mbrëmjen e sotme ajo është rikthyer sërish në vëmendje.

Emisioni “Pa Gjurmë“ i kushtoi sërish një minutazh rastit të Bleona Matës, ku në dritë kanë dalë edhe detaje të tjera.

Mamaja e Bleonës, Bukurie Veizi tregoi mbrëmjen e sotme se familjarët e bashkëshortit të saj i kanë thënë se Bleona do të kthehet pas 15 qershorit me hapjen e kufinjve, shkruan meganews.al.

Ajo u shpreh se familjarët e ish-bashkëshortit të saj kanë informacione për Bleonën, madje mund të kenë folur me të.

Ajo u shpreh se ish-vjehrri i ka thënë:

“Këto tre ditë do të vijë vajza. Unë ngela pa fjalë. Si do të vijë? Ja e vëmë me bast më tha”

Ish-vjehrri reagoi në emision dhe tha:

“Gruaja ka dalë në bahçe dhe nëna e Gentjanës, njërës prej vajzave i ka thënë se Bleona do të kthehet këto tre ditë. Kur fola me Gentjanën më tha se mamaja thjesht ka parë një ëndërr. Ndoshta ata dinë gjë, por kjo është kot“

Bleona Mata hu mbi në vitin 2010 duke kullosur bagëtitë në Zapod të Kukësit. Kërkimet për Matën u shtrinë në të gjithë vendin si edhe në vendet kufitare, pa asnjë rezultat. Për rreth 10 vite rresht nëna e saj vijon të kërkojë vajzën, shkruan meganews.al.

Halla e Bleonës, Qamile Mata ishte e aku zuar për humbjen e mbesës, por ajo ka reaguar për emisionin duke thënë se nuk ka patur asnjëherë gisht në zhd ukjen e Bleonës dhe kërkoi që mos ta shqetësonte askush.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME