Shkodra do të bëhet me një kompleks të ri sportiv! Presidenti i klubit të basketbollit të Vllaznisë, Alban Xhaferi, së bashku me “Shkodra Tenis” prezantuan projektin për ndërtimin e një kompleksi modern.
Do të ndërtohen disa fusha basketbolli dhe tenisi për të ndihmuar në stërvitjen e ekipeve të lojërave me dorë dhe për të orientuar sa më shumë të rinjtë drejt sportit. Këshilli Kombëtar i Territorit ka dhënë miratimin për ndërtimin e këtij projekti.
Tani topi kalon sërish në Këshillin Bashkiak të Shkodër për të dhënë dritën jeshile për të investuar në këtë drejtim. Kompleksi sportiv do të ndërtohet në rrethinat e Shkodrës, anash autostradës Shkodër-Koplik. Parashikohet të ndërtohen tri fusha basketbolli, gjashtë fusha tenisi dhe një qendër shërbimesh akomoduese.