Dy moderatorët e programit të mëngjesit ‘Wake Up’, Ori Nebijaj dhe Isli Islami kanë treguar vazhdimisht se gëzojnë një miqësi shumë të ngushtë me njëri-tjetrin.

Së fundmi ka qenë Isli ai i cili ka ndarë një foto duke përmbledhur të gjitha momentet kur Ori bashkëbisedon me të në tavolinë.

“A e di njeri ku fiken femrat?”, ka shkruar Islami krah postimit i cili me siguri i ka bërë për të qeshur të gjithë.

Isli dhe Ori kanë pohuar se kanë një miqësi të veçantë me njëri-tjetrin për shkak të rutinës së përditshme dhe se ndajnë çdo gjë bashkë.