Ish-futbollisti i Interit Mario Korso është ndarë nga jeta në moshën 78-vjeçare.
“Me këmbën e tij të majtë, ai simbolizoi një epokë të futbollit me Interin. Të gjitha mendimet tona shkojnë për familjen e tij në këtë moment të vështirë”, shkruhet në faqen e Interit.
Ish-anësori i majtë i Interit luajti për zikaltërit për 16 vite duke zhvilluar në total 509 ndeshje. Ai ishte pjesë e skuadrës legjendare të Interit, e cila drejtohej në vitet ’60 nga Helenio Herrera (Grande Inter) duke fituar 4 kampionate italiane dhe 2 Liga të Kampioneve.
Korso mori nofkën “Këmba e majtë e Zotit” për fuqinë dhe saktësinë e goditjeve me këmbën e majtë.