Të gjitha urimet shkojnë për Raven-Symoné, e cila sapo ka lajmëruar martesën e saj me Miranda Maday. 34-vjeçarja habiti fansat sapo postoi në profilin e saj foto duke përqafuar partneren e saj, Miranda Maday. Raven ndau lajmin e bukur për të gjithë fansat e saj më 18 qershor: "Diçka ndodhi këtë javë që e ndryshoi jetën time për më mirë…"
Pasi ndau një seri fotosh nga festa intime, Raven shkroi për të zgjedhurën e jetës: “U martova me një grua që më kupton nga hidhërimi në gëzim, nga mëngjesi në mesnatë, nga skena në shtëpi. Të dua Znj. Pearman-Maday! Jemi të martuara tani”.
Me mijëra urime kanë shkuar në adresë të aktores, së cilës iu desh edhe t’u shpjegonte adhuruesve mungesën e gjatë në rrjet gjatë kohës së pandemisë.



